RTSH 24 Live

Letërsi

“Dashuri e heshtur” nga At Spiro Katundi

20/11/2020

“Dashuri e heshtur” nga At Spiro Katundi

At Spiro Katundi ka botuar vëllimin me poezi Dashuri e heshtur, një përmbledhje poetike me 70 poezi të harmonizuara bukur, me mendim filozofik, e estetik, me besimin te Zoti e dashurinë për njerëzit. Poezitë e tij janë krijime poetike ku ndërthuren gjendjet shpirtërore, bota mendore, kushtet shoqërore, universi njerëzor, regjimi dhe mendësitë e mykura të së shkuarës, por edhe vrulli i së tashmes dhe kujtesa e pashuar. Autori është i ndërgjegjshëm në misionin e tij dhe misionin themelor të fesë, harmoninë mes njerëzve dhe paqen gjithëpërfshirëse:

At Spiro Katundi është një nga artistët e shquar të qytetit të Korçës, një organizator e krijues muzike si dhe tekste këngësh. Prej vitit 1992 ai është pranuar si klerik, ndërsa prej 53 vitesh ai ka një karrierë artistike me 35 këngë të muzikës së lehtë e për të rritur, 48 këngë për fëmijë, si dhe 94 poezi e tekste këngësh. Ai ka fituar edhe një sërëçmimesh me krijimet e tij si dhe është nderuar me tituj ndëri siç është ai Naim Frashëri.