RTSH 24 Live

Aktualitet

COVID-19, Komiteti Teknik i Ekspertëve lë në fuqi masat ekzistuese

22/09/2021

 COVID-19, Komiteti Teknik i Ekspertëve lë në fuqi masat ekzistuese

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi lënien në fuqi të masave ekzistuese antikovid  për 2 javët në vazhdim. Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli deklaroi sot në konferencën për shtyp se “situata mbetet këtë javë relativisht e qëndrueshme dhe se u vendos të mos ketë një ndryshim të masave që kemi deri tani në fuqi”. “Ora policore do të vijojë të jetë nga ora 23:00 – 06:00; përdorimi i maskave do të jetë i detyrueshëm në ambientet e mbyllura, aeroporte, transport publik, supermarket, qendra tregtare. Do të vazhdojë të mos lejohet grumbullimi i njerëzve më shumë se 50 veta, do të lejohen kampionatet sportive me prezencë të tifozëve me kapacitete të reduktuara deri në 30 %, sipas protokollit të ISHP”, – njoftoi zonja Rakacolli.

Nga ana tjetër shefja e Kontrollit të sëmundjeve Infective në ISHP Silva Bino , nga vrojtimet ka konstatuar se të vaksinuarit kanë 22 herë më pak mundësi të infektohen dhe se vaksinimi ka parandalur shumë format e rënda të sëmundjes dhe shtrimet në spital .“Incidenda e rasteve që janë vaksinuar dhe kalojnë sëmundjen është 22 herë më e ulët me atë të rasteve që nuk janë vaksinuar. Kjo tregon vlerën që ka vaksinimi. S’po themi se Delta "thyen" vaksinimin, por përhapet më shpejt dhe kërkon vaksinim. Vaksina të mbron jo vetëm ndaj infeksionit.”, tha Bino.
Bashkitë me mbulesën më të mirë vaksinale janë Gjirokastra dhe Delvina por sipas Binos duhet ende shumë punë që të kemi mbulim vaksinal mbi 95% tek cdo grupmoshe. Ajo që bie në sy në vaksinimin e arsimtareve është se mësuesit e shkollave të mesme rezultojnë më të vaksinuarit më një % prej 66% ndërsa edukatëoret e kopshteve dhe profesorët në arsimin e lartë janë ende nën këtë përqindje.

Ndërkohë Prof Dhimitër Kraja bëri të ditur se në spitalet kemi 230 të shtruar dhe se 30% e kapaciteteve janë ende të lira, por ai tërhoqi vëmëndjen për rritjen e numrit të grave shtatzëna në spitale. “Në spitalin Covid 1 dhe 3 në QSUT, ndodhen të hospitalizuar 230 pacientë. Kapaciteti është i disponueshëm, pasi kapaciteti prej 30 % është u lirë. Të shtruarit vijnë kryesisht nga Tirana, Durrësit, Elbasani, por dhe nga rrethet të ndryshme. Grupmoshat janë nga 19 vjeç deri në 89 vjeç.
Mbizotëron mosha 50-60 vjeçe. Në këtë fazë ka më shumë raste të grave shtatzëna që vijën me CVID, një pjesë e të cilave janë dhe me forma serioze. Rreth 95% e rasteve janë të pavaksinuar. Sa i përket formave klinike, rreth 63% e rasteve paraqesin forma të mesme, të rënduara. 24 % janë forma të rënda dhe 13 % forma kritike. Të intubuar janë 13, në sipap janë 16 pacientë. A ka fatalitet nga rastet e vaksinuara? Ka dhe ato janë më të vogla. Janë praktikisht 0.0.06% e tyre. vdekjet ditore luhajten nga 5.1-5.4%.”, tha ai.