RTSH 24 Live

Aktualitet

Covid-19, Greqia dhe Zvicra njoftojnë heqjen e çdo kufizimi për Shqipërinë

25/04/2022

   Covid-19, Greqia dhe Zvicra njoftojnë heqjen e çdo kufizimi për Shqipërinë

Greqia dhe Zvicra njoftojnë heqjen e çdo kufizimi të Covid-19 për Shqipërinë. Duke nisur nga data 2 maj, këto dy vende nuk do të kenë më kufizme, dhe se shqiptarët nuk do të kenë nevojë për certifikatën e vaksinimit apo testet.

Autoritetet greke kanë bërë me dije se asnjë udhëtari nuk do t’i kërkohen kushtet e mëparshme për Covid-19, të aplikuara më parë. Edhe të pavaksinuarve do tu lejohet kalimi lirisht.

Sekretariati Shtetëror i Zvicrës për Migracionin ka bërë të ditur gjithashtu se për të gjithë udhëtarët do të hiqen të gjitha masat kufizuese, pavarësisht vendit të origjinës.

/rtsh.al/