RTSH 24 Live

Aktualitet

Covid-19, anulohen karnevalet e Rio De Janeiro

22/01/2021

 Covid-19, anulohen karnevalet e Rio De Janeiro

Një vendim aspak i lehtë dhe që sigurisht nuk do të bëjë aspak të lumtur brazilianët dhe të dashuruarit pas ceremonisë më të famshme në botë, por e paevitueshme për shkak të pandemisë.

Kryebashkiaku i Rio De Janeiros, Eduardo Paes, ka njoftuar anulimin e karnavaleve 2021, që parashikohej nga 13 deri në 16 shkurt, duke përjashtuar edhe mundësinë që sfilatat e famshme të bëheshin në korrik.

Është e pamundur të organizohen Kanevalet këtë vit, mbi të gjitha gjatë vaksinimit kundër covid-19’, ka shpjeguar Paes. Për herë të fundit Karnevalet e Rio de Janeiros janë anuluar në 1912 për shkak të vdekjes së një ministri. Në këtë galeri, foto nga sfilata e fundit e 2020./BW