RTSH 24 Live

Politikë

Çela uron Pavarësinë me foto të Enver Hoxhës, Balla: Kam marrë sqarim, më pas do vendoset nëse do të merret masë disiplinore ndaj tij

29/11/2021

 Çela uron Pavarësinë me foto të Enver Hoxhës, Balla: Kam marrë sqarim, më pas do vendoset nëse do të merret masë disiplinore ndaj tij

Një ditë më parë, në grupin e “Whatsapp” të Komisionit të Sigurisë, deputeti i PS, Bujar Çela ka uruar 28 Nëntorin me një foto ku krahas flamurit shqiptar, ishte stampuar edhe figura e ish-diktatorit Enver Hoxha. Ky urim, ka marrë reagimin e deputetëve të opozitës, të cilët e kanë cilësuar këtë hap, si fyes dhe poshtërues. 
Sakaq, lidhur me këtë incident ka reaguar kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Pas nderimeve që i bëri në varrezat e Fierit, dëshmorëve të Luftës Nacional Çlirimtare, ai tha se derisa të bëhen të gjitha verifikimet e nevojshme do të vendoset nëse do të merret masë disiplinore ndaj tij. "Unë kam marrë një sqarim nga deputeti në fjalë, që bëhet fjalë për parlamentar i PS ka të gjithë instrumentet e nevojshme për të ndërmarrë çdo lloj hapi apo mase disiplinore”, tha Balla.
Gjithashtu Balla foli dhe për 29 nëntorin dhe rëndësinë që ka kjo ditë për shqiptarët