RTSH 24 Live

Maqedoni e Veriut

“Besa” kërkon zgjedhje, Zaev largohet nga qeveria e RMV brenda këtij viti

15/12/2021

“Besa” kërkon zgjedhje, Zaev largohet nga qeveria e RMV brenda këtij viti

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, do të largohet nga posti pas fjalimit të fundvitit të presidentit, Stevo Pendarovski.

Synimi i Zaev është që kjo të ndodhë brenda këtij viti, në mënyrë që ekzekutivi i ri të nisë punën deri në mesin e janarit.

Ndërkohë, opozita vijon të kërkojë zgjedhje të parakohshme, pavarësisht se tashmë ekziston një mazhorancë e qëndrueshme parlamentare. Partia shqiptare, Lëvizja BESA, thotë se dështimi në hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE tregon paaftësinë e qeverisë dhe ndaj zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme./DW