RTSH 24 Live

Botë

"Ballkani i Hapur", Presidenti Vuçiç: Po përgatiten gjëra të mëdha

27/05/2022

"Ballkani i Hapur", Presidenti Vuçiç: Po përgatiten gjëra të mëdha

Në qershor do të mbahet në Ohër Samiti për Ballkanin e Hapur. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se po përgatiten gjëra të mëdha për qytetarët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

“Po përgatisim gjëra të mëdha për qytetarët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Ballkani i Hapur është iniciativa më e mirë për popujt e Ballkanit. Ne po përgatisim gjëra të mëdha për qytetarët e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut", tha Vuçiç, raporton Tanjug. Në 26 maj, edhe Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç konfirmoi pjesmarrjen në takimin e Ballkanit të Hapur.

/rtsh.al/