RTSH 24 Live

Rajon

“Ballkani i Hapur”, Mali i Zi do të marrë pjesë në takimin e ardhshëm në Ohër

26/05/2022

“Ballkani i Hapur”, Mali i Zi do të marrë pjesë në takimin e ardhshëm në Ohër

Mali i Zi do të marrë pjesë në takimin e ardhshëm të “Ballkanit të Hapur” që do të mbahet në Ohër. Kjo u konfirmua nga kryeministri Dritan Abazoviç, gjatë një interviste.

“Nuk kam dëgjuar argumenta të vlefshëm se “Ballkani i Hapur” nuk është i mirë për Malin e Zi”, tha kryeministri Abazoviç, i cituar nga B92.

"Unë do t’i përgjigjem ftesës së Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për të marrë pjesë në Samitin e “Ballkanit të Hapur” në Ohër. Do të jem në cilësinë e kryeministrit”, theksoi Abazoviç.

Kryeministri i Malit të Zi theksoi  se çdo iniciativë rajonale, e cila mund të përshpejtojë integrimin, duhet pranuar.

“Nëse dikush ka një ide për të bërë një zëvendësim për integrimin evropian, ne nuk jemi të interesuar. Por realisht, nuk kam dëgjuar një argument të vlefshëm që thotë se “Ballkani i Hapur” nuk është i mirë për Malin e Zi. Nëse nuk është mirë për një parti apo politikan, le ta thotë. Nuk kam dëgjuar një argument të vlefshëm nga shteti”, tha Abazoviç.

Kryeministri Edi Rama, menjëherë pas zgjedhjes së Abazoviç si kryeministër i Malit të Zi, i bëri thirrje këtij të fundit të bëhet pjesë e Ballkanit të hapur. Të njëjtën thirrje ai ka marrë edhe nga presidenti serb, Vuçiç.

/rtsh.al/