RTSH 24 Live

Kronika

Asambleja e KiE vlerëson zgjedhjet e 25 prillit: Më të mirat të mbajtura ndonjëherë në Shqipëri

22/06/2021

 Asambleja e KiE  vlerëson zgjedhjet e 25 prillit: Më të mirat të mbajtura ndonjëherë në Shqipëri

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës ka miratuar raportin e misionit vëzhgues të zgjedhjeve të 25 prillit, duke i vlerësuar ato si zgjedhjet më të mira të mbajtura ndonjëherë në Shqipëri gjatë tranzicionit. 
Raporti i KiE thotë se votimi ishte i qetë, i sigurtë dhe korniza ligjore siguron respektimin e lirive themelore dhe është një bazë e përshtatshme për zgjedhje të lira e të ndershme e me standarde. 
Ne raport vlerësohet reformimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pas marrëveshjes së 5 qershorit të vitit të kaluar. Raporti vlerëson edhe përdorimin e teknologjisë, identifikimin dhe votimin elektronik, që sipas tij forcoi besimin e publikut te procesi zgjedhor. 
Po ashtu, në raport thuhet se në panoramën e përgjithshme, që nga fushata, votimi dhe numërimi u tregua se këto zgjedhje janë më të mirat të mbajtura ndonjëherë në Shqipëri. 
Të vlerësuara janë gjithashtu përfaqësimi gjinor dhe fakti që Qeveria përmbushi të gjitha detyrimet e saj për mbajtjen e zgjedhjeve paqësore, të barabarta dhe të lira e të ndershme.