RTSH 24 Live

Politikë

"Arjan Tase, nipi i tij", Balla: Asnjë lidhje me individin! Të marrë dënim shembullor

04/08/2022

"Arjan Tase, nipi i tij", Balla: Asnjë lidhje me individin! Të marrë dënim shembullor

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka përgënjeshtruar lajmet e  disa portaleve, të cilët shkruajnë se Arjan Tase që përplasi me skaf fëmijën 7-vjeçare është nipi i tij.

Përmes një postimi në Twitter Taulant Balla deklaron se nuk ka asnjë lidhje me personin në fjalë ndërsa thekson që autori të marrë dënimin e merituar.

“Si ka mundësi që këta lloj vampirësh mediatikë dhe nga mbrapa politikë arrijnë të shpifin dhe sajojnë deri në këtë pikë. Asnjë lidhne me këtë individ që duhet të marrë dënim shembullor”, shkruan Balla.

/rtsh.al/