RTSH 24 Live

Kulturë

"Animal & Friends", koncert në Tiranë, John Steel: Tirana e do rrokun, më kujton Londrën e viteve ‘60

23/06/2022

"Animal & Friends", koncert në Tiranë, John Steel: Tirana e do rrokun, më kujton Londrën e viteve ‘60

58 vite më parë Eric Burdon dhe shokët e tij; Alan Price, Chas Chandler, Hilton Valentine dhe John Steel do të çelnin etapën e asaj që në muzikë u quajt “pushtimi britanik”. Rrok and rroll përzier me bluzin amerikan do të eksportohej edhe në Britani dhe grupi nga Nju Kasëlli, “The Animals” që do të thotë Kafshët, do të bëhej pionieri i atyre ndryshimeve që do të frymëzonin më pas të tjerë britanikë; Rrolling Stones, Bitells etj.

Por prej këtyre këtu, gjallë është vetëm bateristi, John Steel, 81 vjeç, që zbret mrekullisht për herë të dytë në Shqipëri iftuar nga fansat e grupit edhe në kohët e errëta të komunizmit, për një koncert të rrallë në Amfiteatrin te Parku I Liqenit në Tiranë.

Në Shqipëri është hera e dytë që vij. Por çdo herë është edhe më mirë. Është një vend shumë i pëlqyer për mua. E duan rrokun dhe më kujton Londrën e viteve ’60.  Nuk është koha e rrokut në botë, rroku nuk është më në modë, por për ata që e duan atë ai nuk vdes kurrë.  Çdo brez ka tingullin e tij, muzikën e tij, por muzika e viteve 60 është e përjetshme, ka një stof klasik. Të gjithë kur e dëgjojnë e ndiejnë atë dhe pas kaq vitesh, edhe të rinjtë. Ne do ikim nga kjo botë, por muzika do mbetet” tha Steel.

I pyetur pse Animals, kafshët ai tha se “fillon herët kjo histori nga fansat tanë, të cilët duke na parë sa të gjallë ishim në skenë, sa i fuqishëm në zë Erik Barton, na quajtën kësisoj, Animals, Kafshet, si majmunë. Unë i dua kafshët njëkohësisht e jam për mbrojtjen dhe respektin ndaj tyre” tha ai.

Ndërsa instrumentistët e tjerë të grupit janë zëvendësuar me Barney Williams, Roberto Ruiz dhe në vend të vokalistit Eric Burdon sot është Danny Handley.

Për të krijuar tashmë “The Animals and Friends” që mbajnë gjallë e përçojnë shtëpinë e shpirtin me diell të legjendarëve sikurse edhe tek titulli i këngës së tyre hit, “House of the rising sun”.

Do kthehemi më pas në Angli, në Itali, Holandë, Australi, Suedi, Gjermani për ture muzikore. Është shumë bluz kjo muzikë dhe unë e dua bluzin. Animals janë të parët e Pushtimit britanik. Është nder që po vazhdoj rrugën e tyre. Është një nder të shkojmë nëpër botë për të përfaqësuar grupin legjendë, një muzikë të mrekullueshme, një përvojë magjike së bashku. Derisa njerëzit do të jenë aty për të na ndjekur, ne do të jemi aty. Muzika e mirë nuk vdes kurrë”.

Në koncertin që u çel me zërin e fuqishëm të këngëtares sonë të muzikës rrok, Erina Seitllari, legjendarët e Animals and Friends, që të gjithë bashkë nuk lënë këngë legjendare të grupit pa kënduar; atë me famë transatlantike: “House of the rising sun” (Shtepia ku lind dielli), kushtuar djalit të varfër në New Orleans, që jetonte në shtëpinë e një nene që I qepte xhinse, por dhe të një babai kumarxhi, e duke iu lutur nënës me këngë, që të mos rrisë fëmijë të zhytyr në vese si në Shtëpinë ku lind dielli apo këngë të tjera hite; “Don’t bring me down”, “It’s my life”, “I’am crying”.. etj, që ngritën pupthi në kërcim gjithë publikun, edhe ambasadorin britanik, Alaistair King-Smith që do ta cilësonte zërin Danny Handley si zërin më të bukur në Tiranë këtë mbrëmje.

/rtsh/