RTSH 24 Live

Lifestyle

“Alpha Show”, Noizy tregon çfarë do të ndodhë më 14 gusht! Detaje edhe nga jeta personale

28/07/2022

“Alpha Show”, Noizy tregon çfarë do të ndodhë më 14 gusht! Detaje edhe nga jeta personale

Reperi Rigels Rajku, i njohur me emrin Noizy, ka treguar detaje në lidhje me koncertin e shumëpritur “Alpha Show” më 14 gusht në Sheshin “Nënë Tereza”. Përballë Fjodora Fjora në emisionin “Ditë pas Dite” në RTSH, Noizy ka treguar se në koncert do të ketë shumë surpriza, ku do të ngjiten në skenë emrat më të njohur të muzikës shqiptare. Ai tregoi se skenografia do të jetë gjigande dhe lëvizëse dhe publiku do të ketë mes tij një zonë që quhet “Diamond” dhe anash do të jetë zona VIP.

“Ky koncert nuk duhet humbur dhe do të këndohen këngët tona të para që në koncerte nuk i kemi kënduar asnjëherë. Do jemi me bandë live, do kemi fjalime shumë të rëndësishme gjatë  koncertit midis këngëve, do mundohemi të bëjmë paqe duke dhënë mesazhe të mira. Është bërë çfarë është bërë deri tani, meqë ende kam ndikim të madh në publik, t’ju them që të gjithë bëjmë gabime por nuk është rruga e duhur. Unë vërtetë kam bërë gabime edhe pse me thanë të mos i bëj por duhet ta provoja që të kuptoja se ka edhe mënyra të tjera. Monedha ka dy anë edhe pse unë shpesh kam parë vetëm njërën dua të jap mesazhe pozitive për ti kujtuar edhe një herë që monedha ka gjithmonë dy anë”, tha Noizy.

Ndalur te jeta private, Noizy ka treguar se nuk është në kërkim të shpirtit binjak, teksa theksoi se vajza e duhur për të nuk do të jetë e famshme.

Nëse ka dicka për të cilën Noizy nuk flet shpesh është jeta personale, ose më saktë lidhjet e tij. Disa herë është përfolur për lidhje të ndryshme, asnjëherë të konfirmuara, ndërsa prej shumë kohësh nuk ka asnjë të re për dashurinë në jetën e tij.

Me gjithë vëmendjen që kam unë, i bie të jenë dy Noizy bashkë, në kuptimin që kur të lidhet Noizy do ketë edhe ajo vëmendjen që kam edhe unë, imagjinoni të jetë edhe ajo e famshme, imagjinoni çfarë ndodh. Shanset që të ndodhë janë zero”, u shpreh reperi.

/rtsh.al/