RTSH 24 Live

Art

“5 ditë mbret" në Koko Fest

02/09/2021

“5 ditë mbret" në Koko Fest

Komedia “5 ditë mbret” ishte shfaqja e cila konkuroi në natën e 4 të Festivalit Mbarëkombëtar të Komedisë Koko Fest. Ka qënë teatri “Andon Zako Çajupi” i cili u ngjit në skenë, duke dhuruar një shfaqje premierë për publikun. Autori i veprës Stefan Çapaliku solli nëpërmjet kësaj komedie një ngjarje të dokumentuar qysh në vitin 1913, ku një klloun gjerman kishte qenë vetëm 5 ditë mbret në Shqipëri. Regjisori Gjergj Prevazi dhe kompozitori Endri Sina përcollën tek publiku emocione të veçanta, i cili u kthye në retrospektivë, duke parë edhe një herë Shqipërinë në atë çka ka kaluar.
E veçanta e kësaj trupe ishte ndërthurja e brezave të aktorëve, ku energjia e të rinjve shkrihej me eksperiencën e aktorëve më me përvojë.
Aktorë dhe regjisorë, personalitete të botës së artit dhe kinematografisë shqiptare kanë vlerësuar si shfaqjet, po ashtu dhe festivalin.
Ndërkohë, natën e sotme, në konkurim do të jetë Teatri Kombëtar me shfaqjen “Ferma e kafshëve”.