RTSH 24 Live

Aktualitet

“100 arritje në 4 vjet”/ Dyfishim në 6.4 milionë turistë në 2019 nga 2.3 milionë në 2013

16/04/2021

“100 arritje në 4 vjet”/ Dyfishim në 6.4 milionë turistë në 2019 nga 2.3 milionë në 2013

Kryeministri Edi Rama solli në vëmendje rritjen që ka pësuar viteve të fundit numri i shtetasve të huaj që hyjnë në vend. Ai iu drejtua ndjekësve në Instagram me pyetjes se me sa u rrit hyrja e shtetasve të huaj në Shqipëri gjatë viteve të fundit, me 2.3 milionë apo 6.4 milionë.“Hyrja e shtetasve të huaj u dyfishua në 6.4 milionë turistë në vitin 2019 nga 2.3 milionë në vitin 2013”, u shpreh Rama.
Viteve të fundit, turizmi ka marrë nxitje të fortë në vend dhe numri i vizitorëve të huaj ka njohur rritje, jo vetëm në bregdet por edhe sa i takon turizmit kulturor e historik.