Një 65-vjeçar, i identifikuar si Thoma Mastora është arrestuar si autori i dyshuar i vrasjes së çiftit të të moshuarve, Kosta dhe Kleoniqi Ilia, 80 dhe 84 vjeç, ngjarje e ndodhur më 2 maj në fshatin Bodrisht të Dropullit. Nëpërmjet një deklarate për mediat, Drejtori i Policisë Gjirokastër u shpreh se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes autorit dhe viktimave.
Çifti i të moshuarve u gjetën në banesë me shenja dhune në trup, ndërsa identifikimi i autorit erdhi pas ekzaminimit të mjeteve të gjetura në vendngjarje. Po ashtu, në banesën e të moshuarve u gjetën edhe 5 milione lekë, por policia sqaron se nga provat nuk rezulton që autorit të kishte shkuar për të vjedhur.
Ndërkohë, 65-vjeçar rezulton person me precedent penal, i arrestuar më parë për vjedhje.
“Nga këqyrja e trupit u konstatuan shenja dhune, nga këqyrja e vendit të ngjarjes nuk u konstatuan shenja të vjedhjes. Viktimat ishin goditur me sende të forta dhe prerëse që mund t’i kenë shkaktuar vdekjen. U ekzaminuan mjetet e gjetura në vendngjarje, nga kontrolli në banesë u gjet edhe një vlerë rreth 5 mln lekë të reja që çifti i të moshuarve kishte në banesë. Për ngjarjen janë pyetur 35 persona.
Nga hetimet dhe ekzaminimet e provave, u dokumentua autori i kësaj ngjarje të rëndë. Nga provat rezulton se autori dyshohet të tjetër Thoma Masora, 65 vjeç, banues po në këtë fshat, i dënuar më parë për vjedhje. Ndalimi i tij u bë për veprën penale “vrasje në rrethane të tjera”. Motivi është për shkaqe të dobëta, konfliktit të çastit dhe mosmarrëveshje të mëparshme mes autorit dhe viktimave”, u shpreh Drejtori i Policisë Gjirokastër.
/rtsh.al/