RTSH 24 Live

Botë

Ushtria izraelite: Kemi asgjësuar raketat që kishin objektiv qytetet izraelite

07/05/2024

Ushtria izraelite: Kemi asgjësuar raketat që kishin objektiv qytetet izraelite

Ushtria izraelite ka kryer një sulm me dron kundër një raketahedhëse në Rafah të Gazës jugore që u përdor në një sulm ndaj komuniteteve kufitare izraelite.

Dymbëdhjetë raketa u lëshuan në sulm, me sistemin Iron Dome që rrëzoi 5 prej tyre.

Sipas ushtrisë, raketat e tjera goditën zona të hapura, duke mos shkaktuar dëme apo lëndime. Raketa në Rafah u godit brenda një ore nga sulmi.

Në një sulm tjetër më herët sot, IDF tha se gjashtë raketa u hodhën nga zona e Rafah drejt kalimit të mbyllur Kerem Shalom. Nuk u shkaktuan lëndime.

Raketat që u hodhën në drejtim të zonës së Kalimit Kerem Shalom po pengojnë hyrjen e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës. IDF do të vazhdojë të operojë për të mundësuar kushtet e nevojshme të sigurisë për të rihapur kalimin Kerem Shalom”, thuhet në një deklaratë të ushtrisë.

/rtsh.al/