RTSH 24 Live

Sociale

Turistë me kampera në Ranën e Hedhun: Perlë të bregdetit shqiptar

06/05/2024

Turistë me kampera në Ranën e Hedhun: Perlë të bregdetit shqiptar

Zona e Ranës së Hedhun në Shëngjin është kthyer në një destinacion mjaft të pëlqyer edhe për turistet me kampera. Ndonëse sezoni turistik nuk ka nisur ende zyrtarisht, moti i ngrohte me diell po tërheq të huajt.

Ndërthurja e malit me detin dhe hapësira e bollshme, e kanë bregdetin e Ranës së Hedhur në një zonë mjaft të pëlqyer, për turistet që vinë nga vende të ndryshme të Evropës por edhe më gjerë.

"Ne kemi ardhur nga Gjermania dhe po bëjmë një tur në të gjitha ballkanin. Shëngjini e kemi parë në rrjete sociale dhe vendosem që të vimë. Këtu është një vend i mrekullueshëm dhe po i përmbush në maksimum pritshmeritë. Ndërthurja e malit me detin të jep mjaft qetësi. Po ashtu dhe mikpritja e vendasve duhet vlerësuar shumë".

"Unë kam qenë dhe herë të tjera në zonën e Lezhës dhe vendosa të rikthehem sërish. Këtu ka det lagunë dhe mal, ndaj dhe më pëlqen shumë. Rana e Hedhun është një perle bregdetare dhe ja vlen të vizitohet. Do të qëndrojmë për tre ditë këtu dhe pastaj do të lëvizim dhe në zona të tjera të Shqipërisë"

"Kam ardhur këtu prej dy ditësh bashkë me familjen. E kemi parë në rrjete sociale dhe vendosem ta provojmë dhe jemi shumë të kënaqur. Ka vend të bollshëm për kamperin dhe po shijojmë në maksimum rrezet e diellit dhe freskinë e detit. Do ju sugjeroja dhe miqve e të njohurve të mi që të vinë këtu sepse vërtet ja vlen", shprehen turistët.

Rana e Hedhun në Shëngjin është një perle e bregdetit të Adriatikut që po njeh gjithnjë e më shumë zhvillim gjatë viteve të fundit dhe këtë e dëshmon dhe numri i pushuesve dhe turistëve i cili është gjithnjë në rritje.

/rtsh/