RTSH 24 Live

Aktualitet

Tragjedia në Shkodër, rinisin kërkimet për gjetjen e trupave të Alma Arrazit dhe djalit të mitur

07/05/2024

Tragjedia në Shkodër, rinisin kërkimet për gjetjen e trupave të Alma Arrazit dhe djalit të mitur

Kanë nisur sërish në orët e para të mëngjesit kërkimet për gjetjen e trupave të Alma Arrazit dhe djalit të saj të mitur, të cilët dyshohet se janë vetëmbytur në lumin Buna në Shkodër. Kërkimet vijojnë për të tretën ditë radhazi, ku sot do të fokusohen në zonën e Darragjatit, në urën e vjetër të Bunës dhe në grykëderdhjen e lumit Buna.

Në kërkime janë përfshirë palombarët e RENEA-s, ushtria, FNSH dhe banorë të zonës, ndërsa më herët janë gjetur trupa e pajetë të dy vajzave të mitura.

Një prej trupave u gjet dy ditë më parë rastësisht nga një peshkatar dhe i përkiste vajzës 9-vjeçare të familjes Arrazi, ndërsa trupi i vajzës tjetër u gjet nga palombarët një ditë më parë.

Alma Arrazi dyshohet se së bashku me 3 fëmijët e saj të mitur, në kushte të rënda depresioni, të jetë vetëmbytur në lumin Buna.

Për ngjarjen është ndaluar bashkëshorti Erdgys Arrazi, ndërsa Prokuroria e Shkodrës po e heton atë për veprën penale të “Shkaktimit të vetëvrasjes” për shkak të dhunës psikologjike që ka ushtruar në mënyrë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij Alma Arrazi.

/rtsh.al/