RTSH 24 Live

Ekonomi

Strategjia e Menaxhimit të Financave Publike, Mete: Kemi ulur borxhin publik. Shqipëria, performancë të mirë ekonomike

03/05/2024

Strategjia e Menaxhimit të Financave Publike, Mete: Kemi ulur borxhin publik. Shqipëria, performancë të mirë ekonomike

Ministri i Financave, Ervin Mete ka prezantuar Strategjinë e tretë të Menaxhimit të Financave Publike duke theksuar se Shqipëria ka punuar bashkë me ekspertët e Bashkimit Evropian.

Sipas Metes, forcimi dhe konsolidimi i mëtejshëm i financave publike është një nga kërkesat themelore sa i përket rrugëtimit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.  

Strategjia e Menaxhimit të Financave Publike synon të sigurojë një sistem financiar publik që promovon transparencën, llogaridhënien dhe disiplinën fiskale. Shqipëria ka ndërmarrë një sërë reformash të rëndësishme fiskale gjatë viteve të fundit. Plani i Rritjes, i miratuar së fundmi nga Parlamenti Europian, do të shërbejë si shtysë për vijimin e reformave”, theksoi Mete.

Ai vuri në dukje gjithashtu se treguesit makroekonomikë kanë shënuar përmirësime ndërsa theksoi se borxhi publik ka zbritur nën nivelin 60 për qind.

Shqipëria po kalon një moment pozitiv ekonomik, vlerësuar edhe nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.  Treguesit kryesorë makroekonomikë kanë shënuar përmirësime të ndjeshme. Borxhi publik zbriti për herë të parë nën nivelin 60%. Balanca primare në fund të vitit 2023 u rikthye në pozitive. U shënua një  përmirësim i ndjeshëm edhe i bilancit të llogarisë korrente.

Ka vijuar performanca e mirë e të ardhurave edhe në muajt e parë të vitit 2024. Projektojmë të arrijmë në mbi 28% të PBB-së sa i përket mbledhjes së të ardhurave. Vitin e kaluar u shënua niveli më i ulët i detyrimeve të prapambetura prej rreth 1% në raport me shpenzimet. Gjatë zbatimit të dy strategjive të mëparshme të Menaxhimit të Financave Publike, progres të konsiderueshëm sa i përket reformave”, u shpreh ministri Mete.

Ai shtoi se Strategjia e re për Menaxhimin e Financave Publike synon përmirësimin e mëtejshëm të politikave fiskale dhe makroekonomike.

Janë rritur kapacitetet për programimin makroekonomik, si dhe parashikimet makrofiskale, në bashkëpunim edhe me FMN dhe BE. Progres ka patur edhe lidhur me Planifikimin Strategjik të Integruar dhe procesin e Planifikimit Buxhetor Afatmesëm”. Është rishikuar kuadri ligjor për Menaxhimin e Investimeve Publike, duke prioritizuar përmes një liste unike projektet me rëndësi kombëtare. Arritje të rëndësishme sa i përket forcimit e menaxhimit financiar edhe në qeverisjen vendore. Kuadri ligjor i menaxhimit të borxhit është ndryshuar për të reflektuar përmirësime mbi përgatitjen e Strategjisë së Menaxhimit të Borxhit.

 Strategjia e re për Menaxhimin e Financave Publike synon përmirësimin e mëtejshëm të politikave fiskale dhe makroekonomike. Strategjia e re për Menaxhimin e Financave Publike, Avancim në planifikimin e integruar strategjik dhe buxhetor. Kjo Strategji synon edhe rritjen e mobilizimit të të ardhurave dhe përmirësimin e mëtejshëm të sistemeve për menaxhimin tatimor e doganor”, shpjegoi Mete.