RTSH 24 Live

Rajon

Stamboll, protesta në Taksim me rastin e 1 Majit, policia ndërmerr arrestime

01/05/2024

Stamboll, protesta në Taksim me rastin e 1 Majit, policia ndërmerr arrestime

Policia turke ka arrestuar dhjetra persona të cilët iu drejtuan Sheshit Taksim të Stambollit për të protestuar më 1 Maj në Ditën e Punëtorëve. 

Një ditë më parë policia mori masat për të bllokuar hyrjen në shesh duke ngritur rreth tij barriera të larta metali. Presidenti Rexhep Taip Erdoan paralajmëroi sindikatat të përmbaheshin nga veprimet provokuese.  

Ministri i brendshëm i vendit bëri të ditur të hënën se për mbajtjen e protestave ishin caktuar 40 zona të tjera, me përjashtim të Sheshit Taksim, i cili ishte epiqendra e protestave të 2013-ës ndaj qeverisë kur në atë kohë kryeministër ishte Erdoan.  

Partia kryesore opozitare ajo republikane e popullit, e cila fitoi zgjedhjet vendore të 31 marsit në disa qytete kryesore, përfshi Stambollin, i kishte kërkuar qeverisë të hapte sheshin për mitingje më 1 Maj Ditën e Punëtorëve. 

Gazetare Elda Pepa

/ rtsh.al /