RTSH 24 Live

Politikë

Shqipëria 2030 në BE, Spiropali prezanton draft-rezolutën për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin

07/05/2024

Shqipëria 2030 në BE, Spiropali prezanton draft-rezolutën për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin

Ministrja e Shtetit për marrëdhënie me Parlamentin, Elisa Spiropali ka prezantuar në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar socialist e kabinetit qeveritar të thirrur nga Rama, draft-rezolutën për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në BE.

Spiropali deklaroi se SHBA-BE kanë qenë gjithnjë mbështetëse strategjike ndaj Shqipërisë për konsolidimin e ligjit dhe forcimin e institucioneve demokratike.

Po ashtu, reforma në drejtësi, zbatimi I saj dhe garantimi I një sistemi demokracie e pavarur e demokratike ka qenë sipas, Spirapalit, një prej fokuseve të Qeverisë Rama, që ka gjetur ndër të tjera edhe mbështetjen e ndërkombëtarëve.

SHBA-BE kanë qenë gjithnjë mbështetje strategjike ndaj Shqipërisë për konsolidimin e  ligjit,  forcimin e institucioneve demokratike, duke vlerësuar reformën në drejtësi si një prej lëvizjeve më të mëdha shtet ndërtuese në historinë shqiptare, duke çmuar zbatimin e saj si domosdoshmëri, për të garantuar sistem drejtësie të pavarur e të barabartë, duke vlerësuar rezultatet pozitive të reformës në drejtësi, vetingun, SPAK;

duke qenë të vetëdijshëm për njohjen e problematikave të vendit në këtë fazë vendimtare për anëtarësimin e vendit, duke u mbështetur në gjetjet e rekomandimet e BE-së, procesin screening , duke mbështetur angazhimin me masa konkrete;

me besimin se vendi ka nevojë për cikël të ri reformimi në funksion të mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe antikorrupsionit për anëtarësimin në BE brenda 2030-ës;

Kuvendi angazhohet të ngrejë një Komision të Posaçëm Parlamentar, i cili të adresojë ndërmarrjen e reformave që synojnë mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për shqipërinë 2030 në bashkimin europian përmes një vlerësimi / analize të situatës në këto fusha si dhe hartimin e një Plani Kombëtar Veprimi, me kohështrirje afatgjatë, duke rekomanduar për sa çmohet e nevojshme edhe masa konkrete për ndryshime të mundshme ligjore dhe institucionale të cilat duhet të adresohen në secilën fushë nga institucionet përgjegjëse. I gjithë procesi që do të ndërmerret dhe mbikëqyret nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar do të realizohet në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet përkatëse në fuqi dhe në asnjë mënyrë nuk do të cënojë kuadrin ekzistues kushtetues e ligjor për ngritjen e institucioneve të pavarura të drejtësisë.

Ne deputetët e Kuvendit të Shqipërisë i konsiderojmë detyruese përmbajtjen dhe angazhimet e kësaj rezolute, pavarësisht dallimeve dhe vijave të qarta ndarëse politike e programatike mes nesh, në çdo aspekt dhe për çdo aspekt tjetër të jetës parlamentare", tha Spiropali.

/rtsh.al/