RTSH 24 Live

Sociale

Shëngjergji në Shishtavec, festa Pagane që kremton ardhjen e pranverës

07/05/2024

Shëngjergji në Shishtavec, festa Pagane që kremton ardhjen e pranverës

6 maji shënon ditën e Shëngjergjit, një festë që kremtohet me madhështi në zonën e Gorës në Kukës. Në fshatin Shishtavec u festua mes këngës, valles, veshjeve popullore e që mblodhi bashkë qindra banorë të kësaj njësie por jo vetëm.

Në këtë dite festive u zhvillua edhe gara me kuaj.

Në këtë festë që njihet ndryshe si “Festa e Luleve” nuk munguan emigrantët që zgjodhën te festojnë së bashku ne fshatin e lindjes.

Traditë në këtë festë pagane mbetet therja e qengjit si dhe ushqimet tradicionale të zonës.

Ky aktivitet në Shishtavec u organizua dhe u mbështet nga emigrantët.