RTSH 24 Live

Botë

SHBA: S’do ta mbështesim ofensivën e Izraelit në Rafah

06/05/2024

SHBA: S’do ta mbështesim ofensivën e Izraelit në Rafah

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller ka bwrw tw ditur se SHBA nuk do të mbështesë ofensivën qw Izraeli ka parashikuar tw ndwrmarrw nw Rafah.

Sipas DASH ende nuk ka parë një plan të besueshëm dhe të zbatueshëm për të mbrojtur mbi një milion palestinezë të strehuar atje.

Miller tha se një ofensivë e tillë “do të rriste në mënyrë dramatike vuajtjet e popullit palestinez”, do të çonte në një rritje të humbjeve të jetëve civile dhe do të pengonte dhënien e ndihmës humanitare.

Zëdhënësi i DASH vëren se linjat e brendshme të shpërndarjes nuk janë krijuar në zonat ku civilët po nxiten të ikin, duke shtuar se ngritja e këtyre mekanizmave do të jetë e vështirë, nëse jo e pamundur, në mes të një lufte.

Miller shton se urdhrat e evakuimit të IDF-së prekin rreth 100,000 palestinezë, por të tjerë ka të ngjarë të bashkohen nëse shohin sasi të mëdha civilësh që ikin rreth tyre.

Problemi tani është se ka vende kaq të kufizuara për të shkuar brenda Gazës dhe nuk ka asnjë mënyrë efektive për të shpërndarë ndihma për ta dhe për t'u siguruar që ata të kenë akses në strehim, qasje në kanalizime, në vendet ku do të shkonin”, shpjegoi Miller.

/rtsh.al/