RTSH 24 Live

Televizion

RTSH 24, televizion i mirëfilltë informativ - Starton nesër me studio moderne dhe gazetarë profesionistë

30/04/2024

RTSH 24, televizion i mirëfilltë informativ - Starton nesër me studio moderne dhe gazetarë profesionistë

Gjithçka është gati për rivitalizimin e RTSH 24, që do të shndërrohet në televizion të mirëfilltë informativ. Drejtuesit e Radio Televizionit Shqiptar mundësuan dhe një studio moderne me teknologjinë më të lartë të figurës dhe zërit.

Kryeredaktori i RTSH 24, Nolian Lole thotë se e gjithë ana teknike dhe infrastruktura e këtij kanali informative është bere nga e para si dhe janë zgjedhur gazetarët më profesionistë.

Janë punonjësit e Radio Televizionit publik Shqiptar të gjithë në shkallën më të lartë të profesionalizmit, por natyrisht për sa i përket investimit teknik është çdo gjë e re, siç janë ambientet, por jo vetëm investimi teknik, por edhe infrastrukturor. Këtu janë rregulluar nga e para, vetëm se nuk është shembur godina, por çdo gjë është bërë nga e para në mjedise që kishin që prej kohës së kinezëve që nuk ishte vënë dorë”, u shpreh Noli.

Gazetares Albana Agolli, tashmë pas 17 vitesh pune si gazetare terreni, i është besuar pozicioni i njërës nga moderatorët e RTSH 24.

Në terren ti mëson edhe të intervistosh, pro edhe të përshtatesh me situata nga më të ndryshme. Për mendimin tim është terreni ai që e rrit profesionalisht një gazetar dhe mendoj që unë e kam kaluar këtë stad në karrierën time po e quaj kështu dhe them që moderimi në studio ka nevojë për gazetarë që e kanë provuar terrenin dhe mendoj që e kam bërë stazhin për të qenë tashmë këtu”, tha Agolli.

1 maji është dita kur RTSH 24 vjen e plotësuar ne te gjithë komponentët e saj për te dhënë lajmin e fundit, më të saktin, por edhe më të paanshmin.

/rtsh/