RTSH 24 Live

Televizion

RTSH 24 starton me studio moderne dhe gazetarë profesionistë

01/05/2024

RTSH 24 starton me studio moderne dhe gazetarë profesionistë

Startoi sot transmetimi në RTSH 24 me një grafike të re, studio moderne dhe koncept të ri. RTSH 24 tashmë është një televizion i pavarur informativ, krejtësisht i ri brenda rrjetit të Radio Televizionit Shqiptar.

Kryeredaktori i RTSH 24, Nolian Lole u shpreh se synimi ishte që ta nisnim më 1 Maj, si një ditë simbolike për të gjithë punonjësit e RTSH-së. Gjithashtu Lole thotë se e gjithë ana teknike dhe infrastruktura e këtij kanali informativ është bërë nga e para si dhe janë zgjedhur gazetarët më profesionistë.

Janë punonjësit e Radio Televizionit publik Shqiptar të gjithë në shkallën më të lartë të profesionalizmit, por natyrisht për sa i përket investimit teknik është çdo gjë e re, siç janë ambientet, por jo vetëm investimi teknik, por edhe infrastrukturor. Këtu janë rregulluar nga e para, vetëm se nuk është shembur godina, por çdo gjë është bërë nga e para në mjedise që kishin që prej kohës së kinezëve që nuk ishte vënë dorë.

I pyetur nga gazetarja Albana Agolli për burime njerëzore, kryeredaktori Lole u shpreh se kemi burime të mjaftueshme njerëzore gjithashtu dhe shumë profesionist për të ecur me rimtin e kohës.

Për sa i përket WEB-it, Lole u shpreh se kemi një shkrirje shumë profesionale midis gazetarëve dhe rrjeteve sociale duke e bërë punën më të lehtë.

"Do të kemi një studio të re të dedikuar 24 orë në 24. Kemi burimet e nevojshme për të ecur me hapin e kohës,” u shpreh Lole.

Gazetares Albana Agolli, tashmë pas 17 vitesh pune si gazetare terreni, i është besuar pozicioni i njërës nga moderatorët e RTSH 24. Ajo theksoi se qëllimi i RTSH 24 është besueshmëria e informacionit apo edhe korrektësia më shumë sesa shpejtësia për të dhënë lajmin.

/rtsh.al/