Bankat e nivelit të dytë njoftuan se gjatë gjashtëmujorit të dytë 2023 (periudha 1 korrik – 31 dhjetor 2023), kanë marrë në shqyrtim gjithsej 67,352 aplikime për kredi, njofton Monitor. Kjo ka qenë një rritje me 3.6% krahasuar me gjashtëmujorin e parë.
Nga numri total i aplikimeve, 91% e tyre u takonin individëve, ndërsa 9% bizneseve.
Sipas Bankës së Shqipërisë, për të gjithë vitin 2023, kredia e re arriti vlerën rekord të pothuajse 319 miliardë lekëve, në rritje me 14.5% krahasuar me vitin 2022.
Në totalin e aplikimeve të marra në shqyrtim gjatë periudhës, rezulton se rreth 80 përqind e tyre janë pranuar nga bankat.
Sipas Monitor
/ rtsh.al /