RTSH 24 Live

Kosovë

Petar Petkoviqit i refuzohet kërkesa për hyrje në Kosovë

03/05/2024

Petar Petkoviqit i refuzohet kërkesa për hyrje në Kosovë

Kryenegociatorit të Serbisë, Petar Petkoviq i është refuzuar leja për vizitë në Kosovë.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka konfirmuar lajmin për mediat në Kosovë.

Por sipas tyre nuk tregohen arsyet e refuzimit të kërkesës për vizitë.

Kujtojmë se më herët, Zyra për Kosovën në Qeverinë serbe tha se Petkoviqi kishte kërkuar që të vizitonte Kosovën për Pashkët Ortodokse në këtë fundjavë.

Ndërsa mediat serbe bëjnë me dije se arsyeja e vizitës së Petkoviq kishte si qëllim të ishte i pranishëm në liturgjinë e mesnatës për Pashkët në Manastirin e Deçanit, pastaj në shërbesën në Manastirin e Graçanicës në mëngjesin e Pashkëve dhe në një takim me të rinjtë në Manastirin e Draganacit.

Kjo nuk është hera e parë që Petkoviqit i ndalohet hyrja në Kosovë.

Petkoviq, i cili është drejtor i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë serbe, i ishte refuzuar hyrja në Kosovë edhe para disa muajsh.

 

/rtsh.al/