RTSH 24 Live

Sociale

Parku i liqenit të Paskuqanit, Rama: Po frekuentohet gjithnjë e më shumë nga qytetarët

07/05/2024

Parku i liqenit të Paskuqanit, Rama: Po frekuentohet gjithnjë e më shumë nga qytetarët

Parku i liqenit të Paskuqanit po frekuentohet gjithnjë e më shumë nga  qytetarë të të gjitha moshave.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje në rrjetin social Facebook, ndërsa thekson se u realizua falë mbështetjes së qeverisë për rilindjen e gjithanshme të Kamzës.

“Dhe nga parku i liqenit të Paskuqanit, i cili po frekuentohet nga gjithnjë e më shumë qytetarë të të gjitha moshave, falë projektit e këmbënguljes së kryebashkiakut Rakip Suli, si edhe mbështetjes së qeverisë për rilindjen e gjithanshme të Kamzës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama krahas pamjeve.

Parku i Liqenit të Paskuqanit ka tashmë pedonalen e re, ndërsa infrastruktura e parkut përfshin sheshpushime dhe korsi biçikletash.

Parkut mirëpret jo vetëm banorët e bashkisë së Kamzës, por të gjithë ata që duan të shijojnë ajrin e pastër, peizazhin fantastik, zogjtë e shumtë, hapësirën ku fëmijët mund të luajnë.

/rtsh.al/