RTSH 24 Live

Kulturë

Nis shtegtimin “Miss Shqipëria 2024”, eventi më i madh ndërthur trashëgiminë kulturore me bukurinë

01/05/2024

Nis shtegtimin “Miss Shqipëria 2024”, eventi më i madh ndërthur trashëgiminë kulturore me bukurinë

Salla e Orkestrës së Radio Televizionit Shqiptar e zbukurua nga vajzat e hijshme të cilat konkurojnë për t’u shpallur fituese të konkursit emblamatik të bukurisë shqiptare "Miss Shqipëria".

Takimi shërbeu edhe si një prezanatim me stafin realizues të këtij kompeticioni i cili kryesohet nga producenti Petri Bozo.

Edhe këtë vit nuk munguan vajzat nga diaspora të cilat kërkojnë t’i bashkohen enderrës “Miss Shqipëria”

Bozo, edhe këtë vit ka zgjedhur site arkeologjik për të mbajtur konkursin e bukurisë.

Po vazhdon shtegtimi i një slogani që ka pasur ky kompeticion, “Një kala, një histori një mis“ kështu është perifrazuar sepse çdo miss që shpallet në një kala mban emrin e kalasë që është shpallur. Ky takimi i parë me finalistet e Miss Shqipëria përkon me një datë të fillimit të programeve të RTSH24 kështu që është bukur dhe mbarësi", tha Bozo.

Me datë 7 qershor do të jenë 30 vajza që do të konkurojnë për kurorën e mbretëreshës së bukurisë shqiptare e cila këtë vit do të mbahet në kalanë e Peqinit.

/rtsh/