RTSH 24 Live

Botë

Ndërhyrja në Rafah, Izraeli: Operacioni në një shkallë të kufizuar

07/05/2024

Ndërhyrja në Rafah, Izraeli: Operacioni në një shkallë të kufizuar

Izraeli ka reaguar ndaj qëndrimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ndërhyrjen ushtarake në Rafah duke theksuar se operacioni i tij është në shkallë të kufizuar.

Sipas Tel Avivit, operacioni në qytetin Rafah të Gazës është i fokusuar për të parandaluar kontrabandën e armëve dhe mallrave të tjera të ndaluara.

Referuar raporteve izraelite, pritet që të transferohet kontrolli i kalimit tek një firmë private amerikane e sigurisë pasi IDF të përfundojë ofensivën.

Izraelitët theksojnë se negociatat janë duke vazhduar me kompaninë amerikane e cila punëson ish-ushtarë elitë amerikanë dhe është eksperte në sigurimin e vendeve strategjike në Afrikë dhe Lindjen e Mesme. Izraeli dhe SHBA do ta ndihmojnë firmën nëse është e nevojshme.

Izraeli thuhet se ka premtuar se do të operojë vetëm në pjesën lindore të qytetit dhe të mos dëmtojë infrastrukturën kufitare.

/rtsh.al/