RTSH 24 Live

Aktualitet

Moti - Dita e sotme do të jetë me vranësira mesatare dhe reshje lokale.Temperaturat me rritje

07/05/2024

Moti - Dita e sotme do të jetë me vranësira mesatare dhe reshje lokale.Temperaturat me rritje

Anticikloni afrikan po dobësohet për shkak të masave ajrore Atlanitke të cilat do të sjellin reshje shiu në territorin e Shqipërisë.

E Martë, 07 Maj 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura, reshje lokale në zonën verirore.  Era do të fryjë me drejtim jug (S) me shpejtësi 8-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore     8/21°C

- Zonat e ulëta       12/27°C

- Zonat bregdetare 14/26°C

Kosovë

Kosova për dt. 07 Maj 2024 do të ketë kthjellime, vranësira dhe reshje lokale. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 8°C – 10°C në mëngjes deri në 22°C –24°C gradë Celsius në mesditë.

E Mërkurë, 08 Maj 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura, reshje me intesitet mesatar.  Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore     10/20°C

- Zonat e ulëta       12/25°C

- Zonat bregdetare 16/24°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari