RTSH 24 Live

Politikë

Meta: Dosja CEZ-DIA është një përrallë

06/05/2024

Meta: Dosja CEZ-DIA është një përrallë

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar në studion e emisionit “3D” të drejtuesit Alban Dudushi në RTSH1 se dosja ÇEZ-DIA mbart të pavërteta brenda saj.

Sipas Metës, kjo dosje është thjesht një përrallë. Meta theksoi se kjo është një çështje e sqaruar por duan ta kapin në përgjime, ndërsa ftoi SPAK-un që të përballet hapur me të.

Debati në studio:

Alban Dudushi: Ju keni çështje të pazbardhura, siç është ÇEZ-DIA

Ilir Meta: Dhe kur është bërë kjo?

Alban Dudushi: Kjo është bërë kur ju ishit ministër i Jashtëm

Ilir Meta: Kjo është një përrallë, kjo është bërë kur ka qenë dikush tjetër ministër i Ekonomisë, kaq! Mbaroi historia! Është përrallë çdo gjë tjetër!

Alban Dudushi: Nëse është përrallë, sqarojeni atje!

Ilir Meta: E kanë sqaruar ata, po nuk dinë se çfarë  të bëjnë, e shpikin këtej dhe përpiqen të kapin ndonjë laraskë me ndonjë përgjim që të vijnë afër Ilir Metës. Po Ilir Meta iu del përballë këtu, dhe iu del përballë ku të duan ata. Ta zgjedhin ata fushën.

/rtsh.al/