Lezha solli në kujtesë poetin humanist Ndoc Gjetja. Në 80-vjetorin e lindjes së tij u organizua një veprimtari përkujtimore, ku merrnin pjesë studiues, shkrimtar e miq të poetit.
Të pranishmit në këtë aktivitet vlerësuan kontributin e Ndoc Gjetjes në letërsinë shqipe.
Poeti Ndoc Gjetja u nda nga jeta 14 vite më parë në moshën 66-vjeçare pas një sëmundje të rëndë.
Ai është autor i disa vëllimeve poetike dhe në mënyre të padyshimtë një nga poetet më të spikatur në letërsinë shqipe bashkëkohore.
Ai vetë e konsideronte profesionin thurës ëndrrash dhe mbrojtjes besnik i tyre.
/rtsh/