RTSH 24 Live

Rajon

Lajçak në SHBA, takohet me Escobar: U zhytëm në disa diskutime të thella

07/05/2024

Lajçak në SHBA, takohet me Escobar: U zhytëm në disa diskutime të thella

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evopian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka mbërritur këtë të martë (7 maj) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku zhvilloi një takim me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Eskobar.

Lajmi u njoftua nga vetë Lajçak me anë të një postimi në rrjetin social X, ku bëri me dije se në takimin me Escobar u u diskutuan një sërë çështjesh të rëndësishme.

Sapo mbërrita në SHBA. Pata një takim shumë produktiv me të dërguarin special të SHBA Escobar, duke u zhytur në disa diskutime të thella. Pres biseda të tjera pasuruese gjatë qëndrimit tim këtu”, shkroi Lajçak.

Kujtojmë se një ditë më parë (6 maj), Ndihmëssekretari i Shtetit për Çështjet Europiane tha se me Lajçak do të koordinonin mbështetjen mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor. Dy zyrtarët e lartë  Eskobar dhe Lajçak që kanë mbuluar Ballkanin Perëndimor me postet e tyre kanë qenë të angazhuar në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. DASH ka konfirmuar se së shpejti Escobar pritet të marrë një detyrë të re, ndërsa Lajçak pritet të jetë ambasadori i Bashkimit Europian në Zvicër.

/rtsh.al/