RTSH 24 Live

Ekonomi

Kumbaro: Shqipëria me 4 aeroporte deri në 2030. Në Rinas, linja direkte fluturimi edhe nga vendet përtej oqeanit

01/05/2024

Kumbaro: Shqipëria me 4 aeroporte deri në 2030. Në Rinas, linja direkte fluturimi edhe nga vendet përtej oqeanit

“Shqipëria është bërë tashmë një destinacion turistik”, kështu ka theksuar Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro në një intervistë për RTSH 24, ku tha se sezoni turistik në vendit tonë ka nisur më herët pasi turistët vijnë jo vetëm për detin, por edhe natyrën, agroturizmin apo peisazhet fantastike. Ministrja deklaroi se viti 2024 ka nisur me një rritje prej gati 50 përqind të turistëve në dhe se pritet një vit me afro 40 përqind më shumë turista, krahasuar me vitin e kaluar. Kjo rritje e numrit të turistëve për ministren sjell edhe nevojën e më shumë të punësuarve.

Viti ka nisur me një sezon më të hershëm. Po flasim për një vit turistik, jo vetëm sezon turistik. Shqipëria është bërë tashmë një destinacion turistik. Turistët vijnë jo vetëm për plazh, pra detin, por shijojnë dhe natyrën, agroturizmin, peisazhet fantastike. Vetëm në 10 vitet e fundit janë hapur 10 muze të reja që ju ofrohen turistëve. Na duhet vetëm të shpërndajmë turizmin në territor", tha ministrja.

Si sfidën më të madhe, ministrja renditi pastërtinë, ndërsa tha se tashmë është futur një operacion Plazhe të Pastra që do të jetë funksional gjatë gjithë verës.

"Sfida më e madhe që kemi është pastërtia. Kemi futur një operacion plus që quhet Plazhe të pastra ku Agjencia Kombëtare e Bregdetit nga data 15 qershor deri në 15 shtator dyfishon të gjitha kapacitetet për pastrimin dhe menaxhimin e mbetjeje në të gjithë vijë e bregdeteve për të përballuar fluksin e turistëve. Edhe bujqësinë e kemi kthye në shërbim të turizmit", theksoi Kumbaro.

Ministrja u ndal edhe tek transporti, ku tha se shtimi i trafikut gjatë sezonit turistik është një tjetër sfidë dhe se projektet e fundit po përqendrohen në lehtësimin e kësaj problematike.

Transporti është një tjetër sfidë ku shtimi i trafikut të vendin tonë e vështirëson kalimin nga në qytet në një tjetër apo nga bregdeti në mal. Në tre vitet e fundit e gjithë infrastruktura është vënë në shërbim të transportit madje edhe projektet e nisura pesë vite më parë po i shërbejnë sektorit të turizmit.. sikurse rruga Kardhiq- Delvinë e vila ka ofruar Sarandë. Hapet brenda verës tuneli në Llogara" tha Kumbaro.

Ministrja theksoi se vënia në funksion të aeroportit të Vlorës në vitin 2026, do të lehtësojë dukshëm transportin rrugor.

"Investimi në aeroportin e Vlorës po ashtu do të lehtësojë shumë transportin rrugor pasi duke u nisur të gjithë nga Rinasi sjell mbingarkesë të transportit rrugor ndaj hapja e këtij aeroporti në vitin 2025 dhe vënia në funsksion në 2026 –tën do të jetë një lehtësim për transportin. Investimet në Portin e Durrësit po ashtu e ndihmojnë për ta bërë të qëndrueshme turizmin. Investimet në Portin e Durrësit qoftë për portin e ri tregtar apo dhe atë turistik të Marinës. Marina tjetër që është hapur në Orikum dhe tjetra që do bëhet në Sarandë janë të gjithë këto shërbime infrastrukturore që e bëjnë më të qëndrueshme turizmin.

Po ashtu ministrja theksoi se objektivi ynë për vitin 2030 është turizmi elitar ndërsa tha se aeroporti i Rinasit do të ketë linja direkte fluturimi edhe nga vendet përtej oqeanit.

"Aeroporti i Rinasit do të bëhet trans-oqeanik, pasin nuk kemi fluturime përtej oqeanit. Ndërkohë aeroporti i Vlorës do të jetë më i madhi në vend. Po punojmë dhe do hapet gara brenda verës për aeroportin tjetër turistik të Gjirokastës. Shqipëria e vitit 2030 do të ketë dyfishit të kapaciteteve të aeroportit të Rinasit", tha ajo.

/rtsh.al/