Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet në subjekte të ndryshme të Qarkut Korçë për të garantuar sigurinë ushqimore ndërsa që prej fillimit të vitit janë marrë 25 masa administrative për shkelje të ndryshme.
“5 paralajmërime dhe 15 gjoba te cilat arrijnë ne vlerën 2.9 milion leke të reja këto masa kryesisht janë marrë kryesisht për mungesa etiketa, produkte të skaduara dhe janë sekuestruara rreth 4 tonë produkte”, tha drejtori i AKU-se Korçë, Ervis Kocileri.
Koçileri shton se në përgjithësi ka një sensibilizim të subjekteve për respektimin e ligjit.
“Një pjesë tjetër e subjekteve janë këshilluar për rregullimet e tyre kush ka kundërshtuar janë gjobitur”, tha drejtori i AKU-së Korçë.
Sa i takon sezonit turistik veror, Drejtori i AKU në Korçë bën me dije se janë marrë masa për mbarëvajtjen e tij.
“Kemi marrë një plan masash së bashku me njësinë vendore Korçë për të garantuar konsumatorin e qarkut tonë gjithashtu edhe turistët të cilët priten të jenë në një numër të madh këtë vit në vendin tonë”, tha Koçileri.
Ndërkohë nga ana e Inspektorëve të Sektorit të Mbrojtjes së Bimëve janë ushtruar kontrolle dhe në farmacitë bujqësore dhe është vendosur një masë në vlerën 200 mijë lekë për tregtimin e pesticideve jashtë afatit.
Gazetare: N. Spahiu
/RTSH/