Një nga asetet e vyera artistike të Shkodrës është padyshim Orkestra Simfonike e saj. Ajo do të rikthehet sërish para spektatorëve shkodranë. Pak orë para koncertit të parë të vitit, në teatrin "Migjeni" po bëhen përgatitjet e fundit.
“Jemi në ato momente ku çdo gjë duhet t’a konkludojmë. Çdo minutë është shumë i rëndësishëm tani ku jemi. I ftoj të vijnë ta shohin Orkestrën sonte për këtë përgjegjësi që ka,” u shpreh dirigjenti Jetmir Barbullushi.
Dritan Mlika, drejtor organizativ e vlerësoi një aktivitet të lartë artistik.
"Shkodra nën tingujt e filmit shqiptar" është koncerti që do të sjellë Orkestra Simfonike nën drejtimin e maestro Jetmir Barbullushit.
Përgatiti: Marjo Gjini
/rtsh.al/