RTSH 24 Live

Aktualitet

Koçiu me Gorenë në Divjakë: Nis procesi i dezinsektimit, do shtrihet në çdo zonë bregdetare

06/05/2024

Koçiu me Gorenë në Divjakë: Nis procesi i dezinsektimit, do shtrihet në çdo zonë bregdetare

Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu së bashku me kryebashkiakun Josif Gorenë kanë nisur procesin e dezinsektimit në parkun e Divjakës. Koçiu deklaruan se vuri theksin te rritja e bashkëpunimit mes pushtetit qendror dhe atij vendor, me qëllim garantimin e një sezoni turistik të suksesshëm.

Në Parkun e mrekullueshëm të Divjakës, një prej destinacioneve të preferuara të mijëra turistëve, nisëm procesin e dezinsektimit bashkë me Josif Gorenë, kryetarin e Bashkisë ku theksuam nevojën e një bashkëpunimi të ngushtë midis pushtetit qendror dhe atij vendor për të siguruar një sezon turistik të suksesshëm dhe të qetë për pushuesit vendas dhe ata të huaj”, bën me dije Koçiu.

Ministrja garantoi se do procesi i dezinsektimit do të shtrihet në çdo zonë bregdetare dhe do të ketë një përsëritje në një interval kohor dy apo tre javor.

Në çdo zonë bregdetare, lagunë dhe parqe, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të shtrijë procesin e dezinsektimit, i cili do të ketë një përsëritje në një interval kohor dy apo tre javor, bazuar ne monitoroimin dhe vleresimet e specialistëve të Institutit të Shëndetit Publik, njësive vendore të kujdesit shëndetësor dhe Inspektoriatit Shëndetësor.

I rëndësishëm është bashkëpunimi i bizneseve dhe operatorëve që ushtrojnë aktivitetin e tyre në këto zona turistike që të respektojnë masat higjieno-sanitare si dhe të kryejnë procesin e dezinsektimit brenda sipërfaqeve të tyre”, shkruan Koçiu në rrjetin social Facebook.

/rtsh.al/