RTSH 24 Live

Aktualitet

Kërkesa e Agjencisë së Mbrojtjes Civile- FA i bashkohen operacionit për gjetjen e trupave të mbytur në lumin Buna

06/05/2024

Kërkesa e Agjencisë së Mbrojtjes Civile- FA i bashkohen operacionit për gjetjen e trupave të mbytur në lumin Buna

Pas kërkesës zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, efektivë të Forcave të Armatosura  të Shqipërisë, së bashku me mjetet e tyre i janë përgjigjur menjëherë thirrjes për ndihmë dhe janë angazhuar në operacionin për gjetjen e tre trupave të raportuar të mbytur në lumin Buna, pranë fshatit Darragjat, nënës Alma Arrazi dhe dy fëmijëve të saj.

Ekipet e efektivëve nga Batalioni i Forcave speciale dhe efektivëve nga Regjimenti i Këmbësorisë së Veriut, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile i bashkohen polumbarëve të Repartit RENEA, Njësisë së Sigurisë Publike Shkodër, policisë së Shkodrës, Drejtorisë së Kufirit e banorëve të zonës, të cilët vijojnë kërkimet që prej ditës së djeshme.

Një prej trupave u gjet rastësisht një ditë më parë (5 maj) nga një peshkatar dhe i përkiste vajzës 9-vjeçare të familjes Arrazi.

Kërkimet për gjetjen e trupave po vijojnë në mënyrë intensive në lumin Drin dhe Bunë.

 Mbrëmjen e djeshme ka patur shkarkime nga hidrocentrali i Vau Dejës gjë e cila ka turbulluar ujin duke e bërë më të vështirë gjetjen e tre trupave të tjera.

/RTSH/