RTSH 24 Live

Rajon

Iu refuzua hyrja në Kosovë, Petkoviq: E papranueshme, në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet

06/05/2024

Iu refuzua hyrja në Kosovë, Petkoviq: E papranueshme, në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet

Drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq ka deklaruar se Kryeministri Albin Kurti po e pengon atë që të vizitojë Kosovën, duke shkelur sipas tij, marrëveshjet për vizitat zyrtare.

Petkoviq e konsideroi ndalimin e hyrjes së tij në Kosovë, për të marrë pjesë në liturgjinë e mesnatës në manastirin e Visoki Deçanit për Pashkë, si të neveritshme dhe të papranueshme.

“E kam njoftuar vizitën time me kohë, në përputhje me të gjitha procedurat, edhe pse së fundi e kemi ngritur sërish këtë çështje në Bruksel. Është vërtet e paqëndrueshme që Kurti të shkel marrëveshjen për vizitat zyrtare në një mënyrë të tillë. Ata përsëri i injoruan të gjitha marrëveshjet dhe në një gjë të neveritshme përsëri na ndaloi hyrjen në zonën e KiM”, tha Petkoviq

Ai shtoi se nuk kishte marrë asnjë shpjegim për ndalimin dhe se emaili përmbante vetëm një fjali ku thuhej se atij i ndalohej vizita.

Petkoviqi kishte kërkuar që të vizitonte Kosovën për Pashkët Ortodokse në fundjavë.

Kjo nuk është hera e parë që Petkoviqit i ndalohet hyrja në Kosovë.

/rtsh.al/