RTSH 24 Live

Maqedoni e Veriut

Heshtje zgjedhore në Maqedoninë e Veriut, më 8 maj votohet për parlamentin dhe presidentin

07/05/2024

Heshtje zgjedhore në Maqedoninë e Veriut, më 8 maj votohet për parlamentin dhe presidentin

Maqedonia e Veriut nga mesnata ka hyrë në heshtje zgjedhore, pasi nesër zhvillohet procesi i dyfishtë elektoral, ai i zgjedhjeve parlamentare dhe raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale. 

Mbi 1.8 milionë qytetarë do të votojnë në 6 njësi zgjedhore, ndërsa disa koalicione dhe parti kanë lista vetëm për disa njësi zgjedhore. Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut nga 1755 kandidatë që garojnë do të zgjidhen 120 deputetë sipas modelit proporcional.

Në ditën e fundit të fushatës, Dimitar Kovaçevski tha se vota për LSDM është votë për të ardhmen, ndërsa VMRO- DPMN bëri thirrje për pjesëmarrje në votime, që shteti të kthehet në duart e qytetarëve. Koalicioni Fronti Shqiptar që drejtohet nga BDI mbylli fushatën në Tetovë, nga ku u shpreh se më 8 maj pret sukses më të madh se më 24 prill.

Ndërsa koalicioni shqiptar opozitar, VLEN që drejtohet nga Arben Taravari dhe ka marrë ftesë nga VMRO- DPMNE për krijimin e qeverisë së ardhshme, nëse fiton më 8 maj, tha se së bashku “do të vrapojnë” edhe më fuqishëm sesa në fushatë.    Ndërkohë të mërkurën Maqedonia e Veriut mbahen edhe raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, ku në balotazh janë Stevo Pendarovksi nga LSDM dhe Gordana Siljanovska Davkova nga VMRO-DPMNE, e cila fitoi bindshëm në raundin e 24 prillit. Partitë shqiptare gjatë fushatës nuk kanë folur për mbështetjen e asnjë prej dy kandidatëve, duke ua lënë në dorë qytetarëve të zgjedhin për cilin do të votojnë.

/rtsh/