Gjykata e Lartë e Greqisë vendosi të mërkurën se partia e ekstremit të djathtë Spartiates (Spartanët) do të përjashtohet nga zgjedhjet e ardhshme të Parlamentit Evropian.
Me arsyetimin se kreu i vërtetë i partisë spartane është anëtari i burgosur i Agimit të Artë, Ilias Kasidiaris, gjyqtarët e Gjykatës së Lartë vendosën përjashtimin e “spartianëve” nga zgjedhjet europiane të 9 qershorit.
Ilias Kasidiaris dhe 11 deputetët e spartanëve, “faktikisht i ofruan partinë e tyre si petkun e një partie të re politike Ilias Kasidiaris, duke e bërë më të lehtë për të anashkalimin e kufizimeve të kualifikimit të vendosura nga legjislacioni zgjedhor”, theksojnë ndër të tjera.
Në listën përfundimtare të partive që do të garojnë më 9 qershor, ndërsa partia e ekstremit të djathtë nuk mund të marrë pjesë.
Gjykata shqyrtoi peticionet e partisë në pushtet Demokracia e Re dhe partive opozitare PASOK dhe të Majtë e Re, se partia duhet të përjashtohet për lidhjet e saj të dyshuara me Agimin e Artë.
Spartanët janë nën hetim për shkak të lidhjeve të tyre me anëtarët e dënuar të partisë neo-naziste tashmë të zhdukur Agimi i Artë, veçanërisht Ilias Kasidiaris.
Në një vendim unanim, Gjykata e Lartë ka konfirmuar se 31 nga 46 gjithsej parti do të garojnë për mbështetjen e votuesve grekë në zgjedhjet e 9 qershorit.
Sipas burimeve, rreth 14 parti janë përjashtuar pasi nuk kanë dorëzuar tarifën e kërkuar prej 20 mijë eurosh.
Në të njëjtën kohë, ka nisur ndjekja penale ndaj 11 deputetëve të partisë për mashtrim të mundshëm parlamentar dhe zgjedhor të lidhur me rolet e tyre drejtuese.
Gjykata zgjedhore do të vendosë për kundërshtimet në lidhje me legjitimitetin e deputetëve të partisë brenda ditës.
/rtsh.al/