RTSH 24 Live

Europë

Gjermania ka akuzuar Rusinë për një sulm kibernetik

03/05/2024

Gjermania ka akuzuar Rusinë për një sulm kibernetik

Berlini fajësoi të premten një grup hakerash që sposorizohen nga shteit rus, për sulmin kibernetik të vitit të shkuar ndaj anëtrëve të Partisë Social Demokrate Gjermane.

Ministrja e jashteme gjermane Annalena Baerbock bëri të ditur se ka përfunduar hetimi federal për sulmin në fjalë. "Sot mund të themi pa dyshim se ky sulm është ndërmarrë nga një grup që quhet APT28 i cili mbikqyret nga shërbimi rus i inteligjencës ushtarake. Me fjalë të tjera, ishte një sulm kibernetik i sponsorizuar nga shteti rus ndaj Gjermanisë dhe kjo është absolutisht e papranueshme dhe e patolerueshme, u shpreh Baerbock gjatë një vizite në Australi. 

Ndërkohë, një zëdhënës i dikasterit që Baerbock drejton, tha për mediat gjermane se për incidentin ishte thirrur në ministrinë e jashtme i ngarkuari me punë i Rusisë në Berlin. 

Grupi APT28 është akuzuar edhe për dhjetra sulme kibernetike në vende të tjera të botës. Një nga incidentet  të profilimit më të lartë për të cilin është akuzuar është edhe sulmi kibernetik i 2015-ës që paralizoi rrjetin kompjuterik të dhomës së ulët të parlamentit gjerman. 

Gazetare Elda Pepa

/ rtsh.al /