RTSH 24 Live

Lifestyle

FOTO/ Met Gala 2024, pamjet më të mira nga tapeti i kuq

07/05/2024

FOTO/ Met Gala 2024, pamjet më të mira nga tapeti i kuq

Personat e famshëm zbritën në Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork të hënën mbrëma për Met Gala-n vjetore. Kodi i veshjes i këtij viti ishte "Kopshti i kohës", i frymëzuar nga tregimi i shkurtër i JG Ballard i vitit 1962 me të njëjtin emër. Të famshmit erdhën të veshur me shumë motive lulesh, si dhe me pamje kreative.

Dizajneri Harris Reed eci me Demi Moore në tapet, duke treguar se fustani i saj mori 11.000 orë qëndisje mëndafshi dhe ishte bërë me letër-muri vintage.

Veshja e porositur e Lana Del Rey, ngjalli ndërkohë “rritjen e një kopshti,” të qëndisura me dorë me degë me ngjyrë bronzi me gjemba, të frymëzuara nga skulpturat e artistit Alberto Giacometti.

Mëngët e fustanit të Elle Fanning, dukej se ishin vizituar nga zogjtë, të bëra nga rrëshirë për një efekt si xham. Fustani i Janelle Monae me guaskë dhe fustani transparent prej dantelle të Greta Lee-s gjithashtu ishin pohim për natyrën delikate të luleve në histori./ CNN

 

/rtsh.al/