RTSH 24 Live

Kulturë

Ekspozita e Abaz Hados - Artisti në punimet e tij tregon raportin me natyrën dhe botën universale

01/05/2024

Ekspozita e Abaz Hados - Artisti në punimet e tij tregon raportin me natyrën dhe botën universale

Ekspozita e artistit Abaz Hado “Trungje dhe Pemë” vijon rrugëtimin në qendrën Tumo te Piramida e Tiranës.

Një ekspozitë të cilën artisti projekton raportin mes njerëzve dhe botës universale, raportin mes njerëzve dhe natyrës në të cilën shpesh të vendosur përballë kërkesës për qytetërim tejkalojmë dhe keqpërdorin asetet e natyrës.

Artisti tregon se raporti i tij me natyrën është i hershëm, e prej andej ka ardhur frymëzimi i parë me natyrën prej ku ka buruar edhe krijimi i këtyre punimeve.

Ekspozita është konceptuar në dimensionin e vet ku më shumë ka të bëjë me muzikalitetin, harmoninë dhe ekuilibrat kromatikë, që ndodhen dhe arrihen vetëm prej magjisë së ngjyrës. Gjithsesi nuk mungojnë disa vizatime grafike, si një përqasje me konceptin e ekspozitës.

Ekspozita “Trungje dhe pemë” përmbledh punët e fundit të artistit të cilat mirëpriten në çdo kohë te publiku artdashës.

Gazetar: Xh. Kondi

/RTSH/