Robert Kote, Maksim Mitrojorgji, Valentin Voshtina, Agron Jano, Pirro Stefa, dhe Olsi Plasa janë 6 arkitektët që u bënë bashkë për të sjellë pranë publikut një ekspozitë të veçantë pikture për publikun artdashës.
Ariktektura popullore, mjedisi urban, paraqitja pamore e peizazheve urbane bashkëkohore apo historike, trashëgimia ndërtimore janë vetëm disa prej elementeve të ekspozuara.
Janë të shumtë arkitektët të cilët të cilët lëvrojnë gjini të ndryshme në fushën e artit pamor duke filluar nga vizatimi, peizazhi, portreti, natyra e qetë, kompozimi etj.
Të tilla punime i gjejmë në laps, penë, akuarel, akrilik, bojë vaji apo teknika të tjera të përziera edhe tek këta artistë .
Ekspozita është e hapur për publikun artdashës deri në 13 mars.
Gazetare: Katerina Kule
/rtsh.al/