RTSH 24 Live

Muzikë

Ekskluzive! Anxhelina Mango: Kënga e Besës më pëlqeu shumë. Po shijoj pjesëmarrjen në Eurovision

07/05/2024

Ekskluzive! Anxhelina Mango: Kënga e Besës më pëlqeu shumë. Po shijoj pjesëmarrjen në Eurovision

Fituesja e Sanremos dhe përfaqësuesja e Italisë në Eurovision, Anxhelina Mango (o. Angelina), në një intervistë ekskluzive nga Suedia për emisionin “Jetë Shqiptare” deklaroi se po e shijon maksimalisht eksperiencën në Eurovision 2024 që starton këtë të martë në orën 21:00.

Mango komplimentoi gjithashtu edhe “Titan”, këngën përfaqësuese të Shqipërisë në Eurovision të këngëtares Besa Kokëdhima.

E kam dashur muzikën që kur kam qenë 2 vjec, kam shpenzuar shumë kohë me muzikën. Ajo që ndodhi me jetën time është e papritur e këndshme dhe duhet të bëj më të mirën. Jam 100% këtu, jam shumë krenare dhe dua të mësoj nga kjo përvojë.

Po absolutisht, i kam dëgjuar të gjitha këngët. më pëlqeu vërtet kënga juaj”, tha Angelina.

Këngëtarja Mango shprehu gjithashtu dëshirën për të vizituar sa më shpejt Shqipërinë.

Kam dëgjuar që është vend shumë i bukur dhe shumë shpejt do dëshiroja ta vizitoja”, tha ajo.

Sa i përket pjesëmarrjes së saj në Eurovision, Mango deklaroi se nuk ka qëllim final çmimin e parë, por të shijojë eksperiencën.

Ndër të tjera, ajo theksoi se babai i saj i cili nuk jeton më, do të ishte ndjerë krenar nëse do e shihte që po shkel skenën e Eurovision.

/rtsh.al/