RTSH 24 Live

Ekonomi

Dyfishohen çmimet e apartamenteve, agjenti i pasurive të paluajtshme shpjegon arsyet

01/05/2024

Dyfishohen çmimet e apartamenteve, agjenti i pasurive të paluajtshme shpjegon arsyet

Çmimet e apartamenteve në Tiranë kanë njohur dyfishimin e tyre duke u bërë gati të përballueshme për qytetarët e zakonshëm. Por sërish edhe pse me çmime stratosferike, në kantieret në ndërtim dëgjohet gjithmonë shprehja “Janë të shitura të gjitha!”.

Agjenti i Pasurive të Paluajtshme, Armand Shkëmbi tha në “Jetë Shqiptare” në RTSH, se në Shqipëri se banesat e blera rrinë të mbyllura dhe nuk hidhen në treg për t’u shitur apo dhënë me qira.

Kjo, tha ai, bën që tregu të mos jetë dinamik dhe se në total në një pallat në ndërtim shiten vetëm 50 % e hyrjeve dhe të tjerat mbahen të mbyllura për arsye të ndryshme. Aktualisht në Tiranë  janë 52 mijë apartamente të mbyllura tha Shkëmbi, ndërsa shtoi se vetëm 5 % e popullsisë mund të përballojnë këto çmime të larta.

“Ne jemi nën një flluskë sepse nuk lidhet kërkesa me ofertën, klientët nuk kanë kapacitetet financiare për të blerë me këto çmime. Shumica nuk e marrin dot çmimin më lartë se 1200 euro metri katror. Shumica e apartamenteve që shkojnë 170-200 mijë euro shumica e njerëzve janë jashtë tregut. Klasa punëtore ka vite që është jashtë tregut, shtresa e mesme thuajse ka dalë plotësisht jashtë tregut dhe ne kemi mbetur vetëm me 5 % të popullsisë që mund t’ia lejojë vetes këto çmime. Ne nuk kemi mekanizmat e tregut që funksionojnë tamam, mënyra se si ndërtohen pallatet. Këtu ne te ndërtohen me lekët e blerësve, pra sa fillon projekti nisin shitjet kjo prish tregun. Mekanizmi i dytë është mos taksimi i pronës së dytë. Ne kemi 52 mijë apartamente bosh në Tiranë. Pra nuk kemi një treg dinanik, por të bllokuar. Për Tiranë janë emigrantët që blejnë, 30-35 % e shitjeve, por pjesa më e madhe e tyre janë mbyllur”, tha ai.

/rtsh.al/