Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është përplasur me drejtuesin e emisionit “3D”, Alban Dudushi në RTSH1 mbi aksionin e fundit të tij politik dhe mbi politikat e qeverisjes aktuale të kryeministrit Rama.
Duke iu rikthyer periudhës kur Ilir Meta ka qenë në krye të ekzekutivit dhe në qeveri me ish-kryeministrin Berisha, drejtuesi i emisionit, Alban Dudushi pyeti vetë Ilir Metën se përse nuk i rriti ai pensionet gjatë kohës kur ishte në qeveri.
Debati në studio:
Ilir Meta: Pensionet i marrin nga 150 mijë lekë, gjysma e Kosovës, ka pensionistë që marrin 57 mijë lekë, ka edhe të tjerë 50 mijë lekë.
Alban Dudushi: Pse nuk ua keni rritur ju pensionet? Keni qenë 33 vjet në pushtet
Ilir Meta: Pensionet në kohën e Ilir Metës, përfshirë edhe Fatos Nanon, nga viti 1999 deri në vitin 2005 e deri në kohën e Doktorit të madh, 2013 janë rritur 2-3 herë mbi ritmin e rritjes ekonomike. Pensionet në kohën e këtij zotërisë janë rritur 2-3 herë nën rritjen ekomomike se ky rritjen ekonomike e ka çuar te oligarkët.
/rtsh.al/