RTSH 24 Live

Kosovë

Certifikohen snajperistë të rinj të FSK-së

03/05/2024

Certifikohen snajperistë të rinj të FSK-së

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), ka njoftuar të premten se në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), është përmbyllur “Kursi Bazë për Snajper”, në të cilin u certifikuan snajperistët.

Nëpërmjet një njoftimi në rrjete sociale, FSK-ja ka publikuar disa imazhe gjatë ushtrimit në terrene të ndryshme duke njoftuar se snajperistët e rijnë kanë përfunduar kursin bazë me pjesëmarrës të njësive të ndryshme në Komandën e Doktrinës dhe stërvitjes.  

“Kursantët u trajnuan dhe u testuan në distanca dhe kalibër të ndryshme të qitjeve”, thuhet në këtë komunikatë.

Nga FSK-ja, u potencua se zëvendëskomandanti i KDS-së, kolonel Ilir Shyti, në fjalimin e tij potencoi se “profesionalizmi ushtarak është qenësor për zhvillimin e aftësive ushtarake sidomos për qitës në distanca të largëta”.

 

/rtsh.al/